Home / Lajme / Maqedoni / Viti 2016-të, zhgënjyes për qytetarët

Viti 2016-të, zhgënjyes për qytetarët

Qytetarët shprehen pesimist se viti 2017 do sjellë ndryshime dhe përmirësim të situatës aktuale në vend. Edhe pse një pjesë e vogël e tyre shpresojnë për ndryshime, prapëseprapë thonë se për kapërcimin e kësaj krize që e ka kapluar vendin duhen më shumë se një vit. Të anketuarit e Alsat vitin që po e lëmë pas e cilësojnë si një tragjedi që i ka ndodhur vendit.

“Duhet të ketë ndryshime nëse ka Qeveri të re. Maqedonia është e zhytur në borxhe ne kemi borxh të madh, si jashtë edhe me kompanitë vendore. Brenda një viti nuk shpresoj se bëhet më mirë, të ketë të paktën një mandat”.

“Kushdo që të vijë nuk mund të stabilizojë vendin, ashtu e kemi. Nuk besojmë se do bëhet më mirë për 2017, ashtu kam përshtypjen”.

“Të ndryshohet sjellja ndaj qytetarëve nga ana e Qeverisë së re, të mos jetë sjellja e njëjtë. 5:19 nuk dua të ketë urrejtje dhe ndarje ndërmjet nesh, duhet të gjithë të jetojnë së bashku si qytetarë, dua barazi”.

“Rëndë se bëhen ndryshime, nuk jam optimist se do ndryshojë diçka, shihemi se si qëndron situata, është rëndë. Pres se do bëhet edhe më rëndë se kaq, varfëri më të madhe, ndërsa ata për vete do të marrin ende nga 2000 euro rogë ndërsa ne nga 100 euro pension. 2016-ta tragjedi ishte”.

“Ndryshimet patjetër të vijnë, patjetër të ketë ndryshime. Ne kërkojmë për 2017 që të gjithë kriminelët të përgjigjen para gjykatës. 2016 ishte shumë e dobët. Le të kalojë kriza politike dhe të vijë diçka e re, të shohim”.

Pjesa më e madhe e qytetarëve shprehen se ndërrimin e motmoteve do e kalojnë në shtëpi për shkak të krizës ekonomike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *