Home / Lajme / Rajon / Vuçiç braktis Brukselin, largohet pasi Kroacia bllokoi hapjen e negociatave për Serbinë

Vuçiç braktis Brukselin, largohet pasi Kroacia bllokoi hapjen e negociatave për Serbinë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është larguar nga Brukseli duke refuzuar që të marrë pjesë në një takim mes qeverisë serbe dhe zyrtarëve të BE-së, pasi përfaqësuesit e Kroacisë kanë bllokuar hapjen e kapitullit 26 të antarësimin në bllokun europian.

Shefi i ekzekutivit serb ka mbajtur një takim me Përfaqësuesen e Lartë për Politika të Jashtëme dhe Sigurinë, Federica Mogherini, të cilës i ka komunikuar vendimin për të bojkotuar një takim që ishte parashikuar të mbahej ditën e sotme në rast se shefja e diplomacisë europiane nuk do të mbante një qëndrim për këtë çështje.

Në fjalën e tij, Vuçiç ishte shprehur se ishte i lodhur nga sjellja e Kroacisë dhe se nuk ishte ndërmend që të vazhdonte negociatat në rast se nuk merren masa për të parandaluar diçka të tillë.

Kapitulli numër 26 parashikon diskutimet për Kulturën dhe Arsimin, ndaj Kroacia ka vendosur kushte për njohjen e disa të drejtave të minoritetit kroat në Serbi, kushte të cilësuara si të papranueshme nga ana e Beogradit.

Nga ana tjetër, Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Davor Ivo Stier, është shprehur se në rrugën e antarësimit europian, Serbia duhet të kalojë disa etapa të caktuara.

Bojkoti i takimit nga ana e Vuçiç përkoi me vizitën e Ministrit të Jashtëm të Rusisë Sergei Lavrov në Beograd, i cili premtoi ndër të tjera mbështetjen e vazhdueshme të Moskës për Serbinë.

Ndërkohë, në konferencën e përbashkët të mbajtur për mediat, shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç, theksoi se nëse rruga e Serbisë drejt Bashkimit Europian do të varet nga Kroacia, atëherë do të ketë rënie të interesimit për t’iu bashkuar Bllokut.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *