Home / Lajme / Maqedoni / Zaev apel qytetarëve: Vota është e fshehtë, mos keni frikë sepse nuk ka kamera në vendvotime

Zaev apel qytetarëve: Vota është e fshehtë, mos keni frikë sepse nuk ka kamera në vendvotime

Kryetari i opozitës maqedonase, Zoran Zaev ka folur sot përmes një pres konference ka apeluar deri tek qytetarët që të mos kenë frikë në ditën e zgjedhjeve sepse nuk ka kamera në vendvotime dhe se askush nuk mund ta di sekretin e votës tuaj.

”Të dielën do të jenë zgjedhjet më historike për Maqedoninë. Qytetarët vendosin për jetë apo për regjimin. Vendimi nga qytetarët vjen me vota të fshehta. E përsëris, me vota të fshehta. Vota që garantohen edhe me Kushtetutë. Askush nuk e di se për kë do të votoni. Nuk ka kamera dhe ky është fakt. Para fletës suaj jeni ju dhe vendosmëria juaj për të vendosur me përgjegjësi për të ardhmen tuaj.” tha mes tjerash Zaev.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *