Home / Shëndeti / Zbuloni ushqimet që mbrojnë shikimin

Zbuloni ushqimet që mbrojnë shikimin

Shikimi është një ndër shqisat kryesore tek njeriu. Syri është organi përgjejës për mirëfunksionimin e kësaj shqise. Për të patur sy të mprehtë dhe të shëndetshëm duhet të konsumoni ushqimet e mëposhtme

 Karrota : Karrota është shumë e pasur në vitamina dhe minerale që ndihmojnë shëndetin e syrit. Përbërësi i saj kryesor beta-karoteni , ndihmon retinën dhe pjesët e tjera të syrit të funskionojnë sa më mirë.

 Sallata jeshile : Sallata jeshile është e pasur me dy antioksidantë shumë të fuqishëm : luteinën dhe zeaksantinën. Konsumi i saj ul mundësinë e shfaqjes së kataraktit të syrit dhe çrregullimit makular të retinës.

 Vezët : E verdha e vezës është shumë e këshillueshmë për të gjithë ata që duan të kenë sy të mprehtë si shqiponjë. Ajo është shumë e pasur në zink dhe parandalon zhvillimin e glaukomës. Glaukoma është një sëmundje progresive e nervit optik, e cila nëse lihet pa u kuruar, shkakton humbje të shikimit.

 Toni, salmoni, skombri dhe açuget janë disa nga llojet e peshqve që duhet të konsumoni sa më shpesh. Ata janë të pasur me DHA, një acid yndyror që gjendet në retinë dhe ndihmon në përmirësimin e shikimit.

 Bajamet : Konsumimi i pesë deri në gjashtë bajameve në ditë pengon shfaqjen e inlfmacionit të indeve përreth syrit dhe kapakëve të tyre.

 Agrumet dhe frutat e pyllit : Mandarina, portokalli, qitroja, limoni, boronicat, manaferrat etj etj janë aleatët më të mirë për sytë tuaj. Ato përmbajnë vitaminë A, C, E, potasium dhe kalcium. Të gjithë këta përbërës ndihmojnë shikimin tuaj.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *