Home / Lajme / Maqedoni / Zgjedhjet, ankesat e para mbërrijnë në KSHZ

Zgjedhjet, ankesat e para mbërrijnë në KSHZ

LSDM-ja dhe Besa janë të vetmet parti që kanë konfirmuar dorëzimin e ankesave në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve sa i takon procesit të votimit ose numërimit të votave. Nga LSDM-ja thanë se ekipi juridik po përgatit ankesat të cilat kanë të bëjnë kryesisht për njësinë e gjashtë zgjedhore. Besa konteston në KSHZ votimin në vendvotimet 1110/1, 1120 dhe 1005 në Likovë, 2340, 2333/1 dhe 2339 në Haraçinë.

“Janë vendvotime të rrethinës së Likovës, në Haraçinë dhe në Tetovë për të cilat konkretisht dhe taksativisht do të dorëzojmë parashtresa. Për çdo njësi zgjedhore jemi dëmtuar me mbi 1000 vota Bisedohet për një mandate në njësinë zgjedhore numër 2 dhe një mandate në njësinë zgjedhore numër 6”, tha Blerim Sejdiu, BESA.

Parashtresat për njësinë e gjashtë zgjedhore, gjegjësisht për Tetovën dhe rrethinën do t’i dorëzojnë brenda ditës. Kjo parti pretendon se ka evidentuar votim familjar, persona të paautorizuar në vendvotim, votues që kanë marrë fletën e votimit jashtë lokacionit dhe të ngjashme. Për këtë ata kërkojnë përsëritje të votimit në këto vendvotime. BDI-ja konfirmoi se nuk do të dorëzoi ankesa, kurse nga partitë tjera, akoma nuk kemi përgjigje. Ankesat sa i takon procesit të votimit, mund të dorëzohen në KSHZ deri sonte në ora 19 kurse sa i takon rezultatit të zgjedhjeve, mund të dorëzohen deri ora 3 pasmesnate.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *