Home / Lajme / Maqedoni / 5 muaj pas vërshimeve, shumë familje pa kulm mbi kokë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-08 19:33:18Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comZ`y÷Bb

5 muaj pas vërshimeve, shumë familje pa kulm mbi kokë

Shumë familje ngelën ps streh mbi kokë por fati I tyre edhe pas 5 muajsh mebete I njejtë. Ata enden lart e poshtë nëpër familjarët, disa prej tyre janë vendosur nëpër konviktet e sudentëve deri në një afat të caktuar.
Familjet e vendosura nëpër konvikte shprehen se kompenzimi I dëmeve  nga autoritetet e shtetit nuk është I mjaftueshëm që  t’i rindërtojnë shtëpitë e tyre tërsisht të shkatërruara nga vërrshimet.
Cdo familje ka në dispozicion vetëm nga një  dhomë e cila nuk I plotëson fare nevojat e tyre por me gjithë atë, ata janë shumë faliminderues që së paku kanë ku ta kalojnë netët e ftohta të dimrit.
“Afatin për me qëndru në konvikt nuk e kemi të caktuar ndoshta edhe dy muaj, ndoshta edhe 3 muaj. Njëherë për njëher këtu jem. Kompenzimi I dëmeve nuk është I mjaftueshëm, ata janë shumë pak nuk mjaftojnë me 2-3 mij euro sot nuk mund të mbarojsh temel ose shtëpi. Faliminderit që na kanë pranu por është puna se sa do të na mbajnë nuk e dimë, me desht atgo na nxjerrin me desht na lone”, shprehet banori i Hasanbegut Fadil Rushitit.
“Qe 5 mujë që jena këtu, akoma nuk e dimë sap o na mbajnë, në shtëpi nuk kemi rregullu akoma asgjë, nuk na ka lëshu shtëti pare me ndreq. Shtëpinë e kemi tërsisht të shkatërruar. Shtëti na ka lëshu nja 2900 euro cka me bo me ato nuk janë të mjaftushme. Te konvikti na kanë thonë rrini por kur na qesin as ne nuk e dimë, nuk na mer menja se naqesin pa shtëpi”, shprehet banorja e Hasanbegut Zekije Rushiti.
Familjet jetojnë me frikë dhe pasiguri  sepse mund ti largojnë nga konvikti në cdo moment.
Ata thonë se apelet për ndihmë  drejtuar institucioneve shtetërore kanë hasur në veshë të shurdhër, prandaj shpresat i kane varur tek njerëzit bamirës të cilët mund ti nxjerrin nga ky ankth dhe t’I kthehen jetës normale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *