Home / Lajme / Rajon / A do ta mbrojë Trumpi Kosovën nëse Serbia tenton të rikthehet me luftë?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-25 09:01:15Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comô

A do ta mbrojë Trumpi Kosovën nëse Serbia tenton të rikthehet me luftë?

Gazetari dhe publicisti i njohur amerikan, Thomas E. Ricks ka shkruar një artikull për revistën e njohur “Foreign Policy”, shkrim ky i cili parasheh të ardhmen e Kosovës pas inaugurimit të Donald Trump, president të SHBA-ve.

Pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur në Kosovë, Ricks parasheh rrezikun për një luftë të hapur në mes Kosovës dhe Serbisë.

Dëshira e përsëritur shpesh e presidentit amerikan, Donald Trump për ta shmangur konfliktin me Rusinë, ka mundësi të ngjallë implikime të thella për të ardhmen e stabilitetit të një numri të shteteve. E njëra ndër to është Kosova, shkruan ai.

Tensionet në mes Kosovës dhe Serbisë janë rritur ndjeshëm së fundi me retorika nga Beogradi dhe janë bërë gjithnjë e më të zjarrta. E tëra kjo erdhi nga përpjekja e Serbisë për të dërguar një tren nga Beogradi në Kosovë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”. Treni u ndalua në kufi pasi ndërhyn forcat e njësisë speciale të Kosovës. Presidenti serb, Tomislav Nikoliq tha se konfrontimi sjellë Serbinë dhe Kosovën “në prag të konfliktit” dhe paralajmëroi se do të dërgojë ushtrinë në Kosovë nëse është e nevojshme, shkruan lajmi.net.

Pothuajse 18 vite të ndërtimit të shtetit, serbët dhe shqiptarët në thelb mbeten të ndarë në Kosovë. Serbia refuzon të njohë pavarësinë e Kosovës, po ashtu Rusia dhe Kina. Shumë shqiptarë kanë besuar se Serbia është duke kërkuar një pretekst për të dërguar trupa në veri të Kosovës, pjesë kjo e mbipopulluar me serbë. Shumica e shqiptarëve besojnë se e vetmja gjë që e ndalë Serbinë është numri i madh i trupave të NATO-s ende të vendosura në Kosovë.

Megjithatë, zgjedhja e Trumpit president hedh dyshime mbi gatishmërinë e Shteteve të Bashkruara për ta mbrojtur Kosovën. Duke pasur parasysh komentet e Trumpit për trupat e tepërta të NATO-s dhe propozimet ndaj Rusisë, përkrahja është vendosur në mënyrë të konsiderueshme në drejtim të Serbisë. Veprimet e fundit të Serbisë në prag të zgjedhjes së Trump vështirë se mund të jenë të rastësishme. Duke e ditur se Rusia tani ka më shumë liri të veprimit pasi Trump është i fuqishëm, Serbia mund të llogarisë se Rusia do t’i mbështes ata në qoftëse nisin operacion gjoja se “për të mbrojtur serbët” në veri të Kosovës dhe në këtë mënyrë, ata mund të konsiderojnë NATO-në si blof.

A do të jetë Trump i gatshëm të rrezikojë marrëdhëniet me Rusinë nëse trupat serbe hyjnë në veriun e Kosovës? Është mëse e mundshme që administrata Trump do të jetë e gatshme të braktis Kosovën; projekti i shtetndërtimit mund edhe të portretizohet si dështim që “Klintonët” nuk duhet të ishin angazhuar. Shumica e kosovarëve shumicë kjo me përkatësi islame nuk kanë gjasa për të fituar shumë simpati nga mbështetësit e Trumpit.

Nëse trupat serbe hyjnë në Kosovë pa lejen e Shteteve të Bashkuara, kjo do të shkaktoj një thyerje brenda NATO-s dhe sigurisht se do të çonte në trazira masive në mesin e shqiptarëve të Kosovës të cilët do të ndjenin se janë të pushtuar nga Serbia dhe të braktisur nga bashkësia ndërkombëtare. Pra, kjo mund të çojë në një përsëritje të dhunës që ka ndodhur në mars të vitit 2004 , kur trazirat shpërthyen në gjithë Kosovën dhe manastiret dhe fshatrat serbe u sulmuan. Natyrisht që kjo do të inkurajojë Serbinë për të rritur fushën e funksionimit të saj “mbrojtjen” në tërë Kosovën dhe në këtë mënyrë do shkaktojë luftë të hapur.

Jo-stabiliteti në Kosovë ka gjasa të përhapet në këtë mënyrë dhe të ketë pasoja të rënda për rajonin, veçanërisht Maqedoninë dhe Bosnjën; paqja dhe stabiliteti në Ballkan mbetën të paqartësuara dhe nuk është aspak e qartë se çfarë do të ndodhë, Trump ka aftësinë dhe dinakërinë për të negociuar për situatën brenda këtyre shteteve. Kosova mund të jetë e para që do të vuaj.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *