Home / Lajme / Botë / A do të ndryshohet politika e jashtme e SHBA-së ndaj Maqedonisë në etapën e Presidentit Trump?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 09:01:52Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

A do të ndryshohet politika e jashtme e SHBA-së ndaj Maqedonisë në etapën e Presidentit Trump?

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pas betimit që do të japë sot do të filloj me detyrën e presidentit si presidenti i 45-të i SHBA-ve.

Në përgjtihësi, BE, NATO dhe vendet demokratike e përjetojnë Trumpin si kërcënim për politikat e tij, sistemin e sigurisë dhe ekonomik, ndërsa disa vende autoritare i gëzohen se më në fund SHBA do ketë president që nuk do përzihet në punët e tyre të brendshme, pasi në plan të parë do kenë interesat ekonomike. Por si do të reflektohet në Maqedoni, kjo edhe më tej është e panjohur, pasi nga ekipi që ka zgjedhur të udhëheq politikat e jashtme, nuk mund të kuptohet sesi do jetë sjellja ndaj Ballkanit, konkretisht ndaj Maqedonisë.

Sesa ardhja e Trumpit mund të ndryshojë politikat e SHBA-së ndaj Maqedonisë mund të shihet edhe nga krahasimi sesa ardhja e Obamës ndikonte në situatat e vendit, pra çfarë përmbushi nga pritjet, çka jo. Kësisoj është qëndrimi i Profesorit universitar Pero Dimshoskit dhe ish zv/kryeministër për eurointegrime që gjatë kohë ka jetuar në SHBA, shkruan utrisnki.mk

“Nga Trump pritet politikë aktive në Ballkan që do të rezultojë me prosperitet në rajon në planin e sigurisë, atë politikë e ekonomik. Nga administrata e re e Trumpit pres luftë ndërkombëtare kundër kriminalitetit dhe korrupsionit dhe tolerancë zero ndaj fortave jodemokratike politike që frenojnë progresin njerëzor në këtë hapësira. Pres poashtu rritje të investimeve private të kompanive multinacionale, që në vetvete do të kërkojë institucione të forta dhe sundim të së drejtës”, ka thënë Dimshoski.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *