Home / Shëndeti / A keni punë stresuese? Rrezikoheni nga këto 5 lloje kancer

A keni punë stresuese? Rrezikoheni nga këto 5 lloje kancer

Nëse po punoni nën stres, nuk është në rrezik vetëm tensioni juaj i gjakut.

Sforcimi për ta bërë shefin/en të lumtur mund ta kënaqë atë, por nga ana tjetër ju rrezikon juve nga kanceri, ka zbuluar një studim i ri.

Të punuarit në një profesion stresues për 15 vite rrit rrezikun për 5 lloje të ndryshme të kësaj sëmundjeje vdekjeprurëse, paralajmërojnë shkencëtarët.

Pasiguria në punë, ngarkesa e madhe dhe presioni i kohës duhet të konsiderohen si çështje shëndetësore publike, thonë ekspertët.

Disa studime kanë treguar se ekziston një lidhje mes faktorëve të ndryshëm psikologjikë dhe rritjes së rrezikut për zhvillim të kancerit, ndërsa studime të tjera e kanë hedhur poshtë këtë tezë.

Për ta përcaktuar saktë këtë lidhje, hulumtuesit shkencorë nga Universiteti Quebec krahasuan përhapjen e kancerit tek meshkujt me stresin e lidhur me punën.

Ngarkesa në punë dhe presioni i kohës nuk ishin të vetmit shkaktarë të stresit të përmendur nga pjesëmarrësit në studim.

Pasiguria në punë, problemet financiare dhe përballja me klientët janë listuar gjithashtu nga 3100 pacientë të diagnostikuar me kancer si shkaktarë të stresit.

Faktorë të tjerë të përmendur nga ta ishin edhe gjendjet e vështira apo sfiduese në punë, supervizimi i punonjësve, konflikti ndërpersonal etj.

Në fund të studimit, shkencëtarët zbuluan një lidhje të konsiderueshme mes punës stresuese dhe këtyre 5 llojeve të kancerit: i stomakut, mushkërive, zorrës së trashë, zorrës së hollë dhe limfomës jo- Hodgkin.

Shkencëtarët mendojnë se njerëzit nën stres mund të fillojnë të pinë duhan, alkool ose e teprojnë me të ngrënin.

Profesionet më stresuese, sipas ekspertëve, janë: zjarrfikësit, inxhinierët industrial, mekanikët dhe punonjësit e hekurudhës.Burimi: Daily Mail.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *