Home / Lajme / Rajon / A po përbën rrezik për rajonin? Serbia po armatoset intensivisht..
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-27 11:46:30Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comô

A po përbën rrezik për rajonin? Serbia po armatoset intensivisht..

Serbia pretendon që të bëhet forca më e madhe ushtarake në rajon, pasi ka marrë gjashtë MIG 29 nga Rusia, tani nga Bjellorusia pranon edhe 12 të tjerë dhe dy divizione S-300.

Kryeministrat e Serbisë dhe Bjellorusisë, Aleksandar Vucic dhe Aleksandar Lukasenko, sot do të bisedojnë në Minsk, për realizimin e marrëveshjes ushtarako-teknike e cila u nënshkrua një ditë më parë.

Sipas asaj marrëveshje Serbia do të pranojë nga Bjellorusia nën kushte shumë të volitshme, 12 MIG 29 dhe dy divizione raketore të sistemit S-300.

Siç transmeton Informer, ekspertët janë të mendimit se me realizimin e këtij aranzhimi, e me pranimin e mëhershëm të gjashtë MIG 29 nga Rusia, Serbia bëhet forca me e madhe ushtarake në regjion.

Presidenti Lukasenko, thonë burimet e gazetës, është i gatshëm që maksimalisht të përkrahë rinovimin dhe modernizimin e Ushtrisë së Serbisë.

“Nga Putin’i kemi marrë si dhuratë gjashtë MIG’a për të cilët paguam vetëm modernizimin dhe armatimin, ndërsa edhe kjo marrëveshje me Bjellorusinë është gjithashtu aranzhim miqësor dhe vëllazëror. Nëse kjo realizohet, atëherë Serbia do të jetë forcë serioze ushtarake në regjion”, thekson bashkëbiseduesi i gazetës.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *