Home / Lajme / Botë / Administrata e Trumpit e përkushtuar ndaj NATO-s

Administrata e Trumpit e përkushtuar ndaj NATO-s

Sekretari i mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, Jim Mattis, i ka siguruar homologët nga Gjermania dhe Franca se SHBA-ja ka “përkushtim të vazhdueshëm” ndaj NATO-s gjatë një bisede telefonike të zhvilluar më 26 janar, njofton Pentagoni

Ministrja gjermane e mbrojtjes Ursula von der Leyen, dhe ministri francez i mbrojtjes, Jean Yves Le Drian, janë aleatët e tretë dhe të katërt evropian që Mattis i ka thirrë në telefon për t’i siguruar për këtë përkushtim prejse është konfirmuar në postin e tij, javën e kaluar.

Aleatët afatgjatë janë tronditur nga kritikat e ashpra të presidentit amerikan Trump ndaj aleancës ushtarake duke e quajtur atë “të vjetëruar” dhe duke sygjeruar se SHBA-ja ndoshta nuk do të mbrojë aleatët që nuk e kryejnë investimin e paraparë me rregulla të NATO-s në mbrojtjen ushtarake.

Trump disa herë e ka thënë se shumica e anëtarëve të NATO-s nuk e arrijnë shpenzimin e 2 % të bruto prodhimit vendor për ushtrinë sipas cakut të vendosur nga NATO, duke nxitur vende anëtare si Gjermania, Rumania dhe të tjera të marrin në konsideratë rritjen e buxheteve për mbrojtje gjatë këtij viti, transmeton rel.

Duke siguruar aleatët, Pentagoni thotë se Mattis ka falenderuar von der Leyen për lidershipin gjerman në aktivitetet e NATO-s në vendet baltike dhe në Afganistan ndërsa e ka përmendur rolin që Gjermania e ka luajtur në luftën kundër grupit Shteti Islamik në Irak.

Gjermania ka në territorin e saj një personel ushtarak amerikan të përbërë nga 35 mijë persona, prania më e madhe ushtarake amerikane në Evropë.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *