Home / Lajme / Maqedoni / Afati i fundit, Ivanov të hënën duhet të jep mandatin për formimin e qeverisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-06 09:31:17Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Afati i fundit, Ivanov të hënën duhet të jep mandatin për formimin e qeverisë

Dita e hënë është dita e fundit në të cilën presidenti Ivanov domosdo duhet të ndaj mandatin për formimin e qeverisë së re, partisë e cila fitoi më shumë vota në zgjedhje, transmeton Zhurnal.

Sipas ligjit zgjedhor, presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditësh nga dita e konstituimit të kuvendit mandatin për formimin e qeverisë të i’a besoj partisë e cila fitoi shumicën në kuvend.

Më pas, mandatari në afat prej 20 ditësh pas besimit të mandatit, Kuvendit duhet ti parashtroj program dhe tia paraqes përbërjen e qeverisë.

Kuvendi më pas duhet të me shumicë votash të votoj për qeverinë e re.

Presidenti Gjorge Ivanov të dielën deklaroi se do ti respektoj afatet sipas Kushtetutës për ndarjen e mandatit për formimin e qeverisë.

“Unë si president jam i obliguar sipas Kushtetutës, dhjetë ditë pas konstituimit të Kuvendit, ta ndaj mandatin, më pas pason mandatari i cili ka 20 ditë ta përbëj qeverinë e cila duhet të fitojë shumicën në Kuvend”, theksoi Ivanov.

Më së shumti deputetë në përbërjen e Kuvendit, ka koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE me 51, koalicioni i udhëhequr nga LSDM ka 49, BDI – 10, BESA – 5, Aleanca për Shqiptarët – 3 dhe PDSH – 2.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *