Home / Kryesoret / Ahmeti: 99 herë do mendojmë pastaj në të 100-ën do vendosim
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 10:48:52Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ahmeti: 99 herë do mendojmë pastaj në të 100-ën do vendosim

A do të veprojë Ali Ahmeti në interes të partisë dhe në interes të shqipatrëve, është dilema kyçe në BDI, kur pritet të ulen lideri i partisë me mandatarin dhe liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevksi, në negociata për qeverinë e re.

Mësojmë se Kryesia Qendrore e BDI-së sot në ora 13:00, do të diskutoj se më çfarë pozicioni do të marrë pjesë në negociatat për qeverinë e re, ose siç thotë lideri I BDI-së çarë drejtimi do të marrin.

Ahmeti në intervistën për RTV 21 nuk është përgjigjur se a do të koalicionoj me VMRO-DPMNE, por mbetet përshtypja se ekziston derë e hapur që të vazhdoj koalicionimin me partnerin e deritanishëm.

Me arsyetimin se në parti ende janë duke bërë analiza se çfarë duhet të zgjidhet, Ahmeti tha se BDI është drejtuar në 4 opsione: koalicion me VMRO-DPMNE, me LSDM-në, qeveri teknike, BDI të jetë në opozitë dhe zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare.

“Pyetja në BDI nuk  është se a do të shkojmë me VMRO-DPMNE apo me LSDM, por nëse vendimi do të jetë para se gjithash në interes të partisë dhe shqiptarëve, veçanërisht në prag të zgjedhjeve lokale në maj”, thotë një zyrtar i lartë I BDI-së.

“Para së të fillojnë negociatat me VMRO-DPMNE, duhet të përfundojmë me analizën se në çarë drejtimi do të shkoj BDI dhe çfarë pozicione do të ketë. Vallë BDI do të hyjë në koalicion me VMRO-në, nesë me LSDM-në, a do të dalë me ofertën për qeveri teknike, e ashtuquajtur qeveri e zgjeruar si kishim deri më 11 dhjetor 2016 ose vallë BDI do të marrë vendimin për të dalë në opozitë. Gjitha këto mundësi janë të hapura”, thotë Ahemti.

Përshtypja se Ahmeti ka më shumë gjasa të bëjë qeveri me VMRO-DPMNE është për shkak të rezervave në lidhje me koalicionin e mundshëm me LSDM-në.

“Ajo nuk është parti fituese e zgjedhjeve dhe kush na garanton se do te kemi një sitatë stabile. Çdo vendim i shpejtë mund të shkaktojë pasoja. Nuk shpejtojmë, por 99 herë do mendojmë pastaj në të 100-ën do vendosim. Për të sjellë vendimin do ti analizojmë përfitimet dhe pasojat me VMRO-DPMNE, me LSDM-në, përfitime dhe pasojat me qeveri të zgjeruar apo BDI të shkojë në opozitë”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së përsëriti se kusht për koalicion qeverisës është plaftorma shqiptare.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *