Home / Lajme / Rajon / Ahmeti: Astriti është mbajtur në burg pa kurrfarë dëshmie
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 14:51:53Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com"

Ahmeti: Astriti është mbajtur në burg pa kurrfarë dëshmie

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se si qytetar i Kosovës po i dhemb shpirti se çfarë mund t’i ndodh një njeriu këtu, duke aluduar në rastin e Astrit Deharit.

Ai tha se Astriti është marrë në burg dhe është mbajtur për 68 ditë pa aktakuzë, pa u marr në pyetje, pa kurrfarë dëshmie as të vërtetë e as të rrejshme.

Lexoni të plotë postimin e Ahmetit në Facebook:

“Dy shitës ilegal (ambulantë) të marr nga policia paskan thënë se motorrin ja kanë shit tre personave te gjatësisë së njejtë me akcent të Rahovecit. – tre aktivistët e Vetëvendosjes nuk kanë qenë as me gjatësi të njëjtë e as me akcent të Rahovecit.

Pas 20 ditëve këta dy shitës thirren në polici dhe ju tregohen tetë fotografi, dhe këta i zgjedhin fotografitë, 5 dhe 7 – Astrit Dehari është në fotografi me numër 3, ndërsa shitësit nuk e idektifikojnë fare.

Njërin prej tyre që gjoja e identifikojnë i hynë në facebook për ta parë se me kënd është Friend (mik) dhe aty e shohin Astrit Deharin në foto në facebook ku janë bashkë me njërin që këta e kanë identifikuar.

I marrin telefona, llaptopa e dhjetëra sende tjera prej shtëpisë së Astritit dhe nuk gjejnë asgjë asgjë asgjë, as sms, as thirrje, as një shenjë edhe të vetme që Astriti ka dit ndonjë gjë për sulmin. ADN nuk ka kurfare lidhje.

Astriti merret në burg, mbahet për 68 ditë pa aktakuzë pa u marr në pyetje, pa kurfarë dëshmie as të vërtetë e as të rrejshme, as edhe këta ilegalët nuk e kanë përmend e as që e kanë identifikuar dhe Astriti vdes në burg.

Si qytetar i këtij vendi, po më dhemb shpirti që kjo mundet me i ndodh një bashkëqytetari tonë. Përgjegjësia është morale, politike dhe ligjore”.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *