Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti me strategji të re ndaj Gruevskit, të gjitha opcionet janë në lojë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-17 10:53:23Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ahmeti me strategji të re ndaj Gruevskit, të gjitha opcionet janë në lojë

Lideri i BDI-së Ali Ahmeti përsëri ka dal me një tjetër kundërdeklaratë në të cilën ka dashur të amortizojë qëndrimin e Gruevskit se partia e tij duhet të respektojë principin e koalicionimit mes dy fituesve në të dy blloqet, informon Zhurnal.

Opcionet me të cilat BDI hapur ka dal përfshinë edhe koalicionin me VMRO, me LSDM, koalicion i gjerë, opozita si dhe zgjedhjet e reja, ka thënë Ahmeti akoma pa filluar negociatat me VMRO. Ndërkohë që këtë qëndrim Ahmeti ia ka thënë edhe ambasadores gjermane dje gjatë takimit në Tetovë.

“Ahmeti ka folur dhe për koalicion të gjerë jo vetëm si parti por edhe si shtet dhe për të mirën e rajonit, por edhe në qendrat e mëdha duke shtruar si problematikë në të cilën gjendet vendi ynë karshi nevojave për formimin e qeverisë së re”, kanë thënë nga BDI.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *