Home / Lajme / Rajon / Ahmeti sulmon kryetarin e ASHAK’ut: Po e mbron Qeverinë pa kushte

Ahmeti sulmon kryetarin e ASHAK’ut: Po e mbron Qeverinë pa kushte

Kreu i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas emërimit të akademikut Hivzi Islami në krye të komisionit qeveritar për matjen e territorit të Kosovës.

Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ia ka përkujtuar deklaratat Islamit kur ekspertët për matjen e demarkacionit i quante debila.

“Qeveria pati nënshkruar demarkacionin me Malin e Zi. Opozita dhe ekspertët e kundërshtuan duke e quajtur falje të territorit, përfshi këtu edhe ekspertë deputetë të pozitës”. “Një profesor i quajti këta ekspertë (kundërshtar të verzionit të tanishëm të demarkacionit) debila e imbecila, edhe pse i ka pas studentë, dhe e mbron qeverinë pa kusht. I njejti profesor emërohet kryetar i komisionit qeveritar për matjen e teritorrit”, ka shkruar i pari i kryeqytetit në një postim në llogarinë e tij në Facebook.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *