Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksidenti në Laprakë, humbi jetën mbesa e shkrimtarit të njohur

Aksidenti në Laprakë, humbi jetën mbesa e shkrimtarit të njohur

28 vjeçarja që humbi jetën dje në një aksident në Laprakë është mbesa e shkrimtarit Kasem Trebeshina. Xhenisa Trebeshina humbi jeten një ditë më parë, në një aksident tragjik në Laprakë.

Gjithçka ndodhi ne 8 sekonda. Nga kamerat e sigurise se bizneseve aty prane, eshte pare se ka qene ora 00:45 minuta e 43 sekonda kur ndodhi perplasja fatale.

 Xhenisa Trebeshina, pasagjere në vendin e parë të xhipit të te arrestuarit Ervin Bixhi, ka ndërruar jetë ne vend. Përplasja ka qenë aq e fortë sa e reja ka dalë jashtë makine, duke thyer dhe xhamin e parë të mjetit ‘Jeep Cheroke’ drejtuar nga 26 vjeçari Ervin Bixhi.

Nga hetimet rezultoi se shkelja e semaforit të kuq, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur dhe tejkalimi i shpejtësisë, janë shkaqet të cilat një natë më parë i morën jetën 28 vjeçares. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *