Home / Lajme / Rajon / Alarmohet Greqia, një zjarr i madh përfshin Athinën
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-15 22:06:18Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Alarmohet Greqia, një zjarr i madh përfshin Athinën

Një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen Tavros në Athinë në rrugën Themis 25 duke krijuar panik tek qytetarët.

Sipas departamentit të zjarrëfikseve janë dy vatra zjarri që kanë shpërthyer në një magazinë ??me bombula gazi ku kanë përfshirë edhe disa baleta me goma makinash në ambientet e jashtme.

Për shuarjen e flakëve deri më këto momente janë aktivizuar 30 zjarrfikës dhe 10 automjete.

Nuk dihet ende shkaku i shkaktimit të zjarrit.

Sipas autoriteteve të zjarrfikëseve vendi ku ndodhi shpërthimi është një zonë industriale me fabrikat, biznese dhe magazina në natyrë, ku afër tyre mësohet se nuk ka shtëpi banimi.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *