Home / Lajme / Maqedoni / Aleanca për Shqiptarët bojkoton mandatarin: Gruevski është person i dyshuar nga PSP

Aleanca për Shqiptarët bojkoton mandatarin: Gruevski është person i dyshuar nga PSP

Aleanca për shqiptarët ka vendosur që të mos marrë pjesë në formimin e qeverisë së re, pasi lideri i VMRO-DPMNE-së është person i dyshuar nga PSP-ja.

Kështu ka bërë me dije në një deklaratë për “Fokus”, Zulfi Adili nga Uniteti, pjesë e Aleancës për Shqiptarët.

 Adili ka thënë se Uniteti nuk ndryshon qëndrimin e kushtetutës në platformën të cilën e përkrahën partitë shqiptare, e cila është bazë për negocimet për formimin e qeverisë së re.

“Për ne më me rëndësi është platforma. Ata të cilët janë të dyshuar do të përgjigjen para ligjit. Nuk do të ketë hapësirë për devijim, në platformë është e deklaruar në mënyrë të qartë cilat janë kërkesat tona për vazhdimin e punës të PSP-së”, ka thënë Vesel Memedi, lider i RDK-së, parti e cila gjithashtu është pjesë e Aleancës për Shqiptarët.

Kujtojmë se platformën e përbashkët e mbështetën 3 nga 4 partitë shqiptare të përfaqësuara në kuvendin e sapozgjedhur.

“Nuk ka dyshim se platforma për Shqiptarët është puna më e rëndësishme e cila duhet të ndodhë me ndryshimet, por gjithsesi se nuk është pak e rëndësishme kush do të mer pjesë në formimin e qeverisë. Nuk ka ndryshime në qëndrimin tonë se nuk do të hyjmë në asnjë kombinim të qeverisë nëse mandatar është Gruevski”, ka përfunduar Adili. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *