Home / Kryesoret / Aliti: BDI do të koalicionojë vetëm me partinë e cila do të aplikojë dygjuhësinë në shtet dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 08:50:40Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com"

Aliti: BDI do të koalicionojë vetëm me partinë e cila do të aplikojë dygjuhësinë në shtet dhe vazhdimin e mandatit të PSP-së

Rafiz Aliti nga rradhët e Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëm në emisionin në Tv 24vesti, ka qenë decid ku ka theksuar se BDI do të koalicionoj me atë parti e cila do të garantojë vazhdimin e mandatit të PSP-së, transmeton Zhurnal.  Aliti shprehet se BDI nuk do të lëshoj pe, dhe se do koalicionoj me partinë e cila do ta aplikoj dygjuhësinë në shtet.

“PSP-ja është e rëndësishme për të ardhmen e Maqedonisë dhe pastrimin e plotë me aferat e përgjimit.BDI do të pranojë koalicion me partinë e cila do të pranojë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare në gjithë territorin. Pastaj BDI nuk kërkon që gjuha shqipe të jetë e para në përdorim, atë e dimë të gjithë se është gjuha maqedonase”, tha mes tjerash Aliti.

Sipas Alitit, partia e tij do të bëj përpjekje që të zgjidhet sa më shpejt kontesti me emrin dhe Maqedonisë t`i hapin rrugët drejt integrimeve euroatlantike.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *