Home / Kryesoret / Ambasadori Reka: Shqipëria nuk përzihet në punët e Maqedonisë, kushtetuta na obligon të kujdesemi për shqiptarët kudo që jetojnë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 14:06:15Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ambasadori Reka: Shqipëria nuk përzihet në punët e Maqedonisë, kushtetuta na obligon të kujdesemi për shqiptarët kudo që jetojnë

Shqipëria nuk përzihet në procesin politik të vendeve të tjera mirëpo me kushtetutë e ka që të kujdeset për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë ato, kështu përfaqësuesit shqiptarë demantojnë politikanët maqedonas se kryeministri shqiptarë Rama përzihet në punët e brendëshme të Maqedonisë, informon Zhurnal.

Në një intervistë për REL ambasadori shqiptarë në Shkup, shkelqësia e tij z. Fatos Reka thekson se konsultimet nuk janë aspak përzierje e platformës së nënshkruar nga partitë shqiptare. Ai thekson se për Shqipërinë e rëndësishme është që shqiptarët që jetojnë në Maqedoni të kenë të drejta të barabarta me etnitetet tjera.

“Praktika e zgjedhjeve të kaluara në Maqedoni më së miri ka treguar se Shqipëria nuk ka pasur asnjë lloj interesi tek votuesit e pakicës maqedone atje të cilët kanë votuar në Shkup dhe vende të tjera të Maqedonisë, ajo thjeshtë është një shqetësim që qeveria e Maqedonisë ka treguar ndaj tyre por që nuk jetojnë në teritorin e Maqdonisë”, thekson kështu ambasadori Reka.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *