Home / Kryesoret / « Analistët » E vetjma mundësi që të mbijetoj Gruevski është të përgatitë zgjedhje të parakohëshme
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-12 10:26:09Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Analistët » E vetjma mundësi që të mbijetoj Gruevski është të përgatitë zgjedhje të parakohëshme

Afatet që mandatari të paraqet në Kuvend programin për formimin e qeverisë po skadon. Ish kryeministri Nikolla Gruevski shumë vështirë do të mund të krijon qeveri sepse përballë e ka platformën e shqiptarëve si kusht për formimin e qeverisë, gjë që edhe publikisht ka deklaruar se nuk është i gatshëm ta pranoj, prandaj ai tani do të tentoj që vendi të shkoj prap në zgjedhje të parakohëshme parlamentare.

Kështu kanë vlersuar për Zhurnal analistët politik. Sipas tyre kjo është e vetmja mundësi që Gruevski të mbijetoj në skenën politike ku në zgjedhjet eventuale të parakohëshme ai edhe më shumë do ta rritë dozën e nacionalizmit maqedonas.

Profesori universitar, Alajdin Demiri për Zhurnal konsideron se rezultatet e 11 dhjetorit e bëjnë shumë të vështirë koalicionimin mes partive politike.

Sipas tij është tepër vështirë që Gruevski të gjej partner për koalicionim për arsye se edhe vet Ahmeti e dinë fare mirë që një koalicionim me Gruevskin do jetë edhe fundi i BDI-së në skenën politike.

“Rezultatet e dalura nga zgjedhjet, shifrat para se gjithash dhe mundësit e koalicionimit janë të vështira. Vështirë është që Gruevski të gjejë partner, për arsyese krejt është e qartë se Ali Ahmeti nëse eventualisht koalicionon me Gruevskin, ajo do të jetë edhe fundi i BDI-së dhe për këtë ai është i vetëdijshëm”, ka deklaruar Demiri duke shtuar se e vetmja mundësi që të mbijetoj Gruevski është që ai të përgatitë zgjedhje të reja të parakohëshme.

“Nga ana tjetër e vetjma mundësi që të mbijetoj Gruevski është që të përgatitë zgjedhje të parakohëshme me të cilën do ta rritë dozën e nacionalizmit maqedonas dhe sipas llogarive të tij me siguri ajo dozë e nacionalizmit do të sjellë edhe rezultate të reja ose më pozitive për VMRO-në dhe kjo është logjika e VMRO-së dhe Gruevskit për të dalë nga kjo situatë. Ndryshe çdo rezultat tjetër për Gruevskin është dëshpërim dhe për Gruevskin është fund për arsyese do të hapet procesi nga Gjykatat ku do të hetohen krimet që janë bërë”, ka përfunduar për Zhurnal, profesori universitar, Alajdin Demiri.

Nga ana tjetër analisti politik, Dame Çkatroski për Zhurnal konsideron se Gruevski nën tavolinë do të pranoj platformën e shqiptarëve por nuk do të deklarohet publikisht. Sipas tij do të ishte qesharake që Ahmeti të shkon në koalicionim me VMRO-në për të ia shpëtuar jetën Gruevskit, andaj opcioni për zgjedhje të reja është i mundshëm.

“Gruevski do të pranojë nën tavolinë platformën e partive shqiptare, asnjëherë nuk do të del publikisht dhe të deklarojë se e ka pranuar, vetëm për shkak të rejtingut të tij dhe imazhit që ka dhënë partia e tij si një patriot i madh, publikisht do të del të deklarojë se nuk e pranon, edhe atë për ndonjë rejting më shumë ose zgjedhje të reja. Ahmeti do ishte qesharake të del dhe të deklarojë se do bëj qeveri me VMRO dhe se janë dakorduar e në anën tjetër Gruevski të heshtë. Për Gruevskin nuk është problem platforma, edhe pse ajo do duhet të përpunohet, problem është përmbajtja e tashme e krizës politike, këtu nuk është në pyetje problemi shqiptaro-maqedon por PSP, korupsioni dhe raporti i Pribes e KE. Tingëllon tash se me platformën të heshten këto gjëra, ndërsa në tavolinë të gjinden disa gjëra që sot nuk e kanë sjellë krizën politike. Tash me futjen e platformës Gruevski do pranonte të shfuqizojë PSP-në dhe të injorojë raportet e Pribes, Gruevski ëndërron për regjimin maqedono shqiptarë që i garanton akoma disa vite pushtet, mund të tundin duart se si Ahmeti flet për problemet dhe mendoj se Gruevski tashmë përsëri ka vënë kurthin e tij për shkatërimin e BDI-së në favor të tij”, ka deklaruar për Zhurnal Dame Çkatroski.

Ndryshe, Mandatari për formimin e qeverisë së re, Nikolla Gruevski, partia e të cilit VMRO-DPMNE-ja ka fituar 51 deputetë në zgjedhjet e 11 dhjetorit, i kanë mbetur edhe 17 ditë që të bëjë përpjekje për formimin e shumicës parlamentare, por ende nuk ka informacione nëse dhe me cilën parti politike ka filluar bisedimet. Për të arritur numrat e nevojshëm prej 61 deputetëve, ai duhet të nis bisedimet me BDI-në e Ali Ahmetit që në zgjedhje ka fituar 10 deputetë.

Por, sa do të arrijë Gruevski të bëjë shumicë parlamentare pas kushtëzimeve që do t’i bëjnë partitë shqiptare me deklaratën e përbashkët është vështirë të parashikohet edhe nga njohësit e çështjeve politike.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *