Home / Kryesoret / Analistët për Zhurnal? Heshtja e LSDM-së mbi platformën e shqiptarëve, tepër dinake
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-16 10:30:15Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Analistët për Zhurnal? Heshtja e LSDM-së mbi platformën e shqiptarëve, tepër dinake

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë vazhdon të hesht për Platformën e partive shqiptare. U bë një javë që nga kjo parti refuzojnë të dalin me qëndrim publik për 7 pikat e cekura në dokumentin e nënshkruar nga BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët.

Analistët për Zhurnal vlersojnë se heshtja e tyre lidhet ngusht edhe me mbijetesën politike sepse tanimë ndodhen mes dy zjarreve, të mbajnë 60 mijë votuesit shqiptarë apo t’i humbin ata votes maqedon.

Politologu Mevlud Islami për Zhurnal konsideron se kjo heshtje e LSDM-së është tepër dinake, ashtu si gjithë ai koncept qytetarë që promovuan në kampanjën zgjedhore me të vetmin qëllim për t’i fituar votat e shqiptarëve. Sipas tij LSDM është në pozit tepër jo të favorshme sepse në njërën anë kanë 60 mijë votuesit shqiptarë që votuan për konceptin e tyre, ndërsa nga ana tjetër nuk duan t’i humbasin edhe votuesit maqedonas.

“Heshtja publike e LSDM lidhur me kërkesat e shqiptarëve në platformën e përbashkët është një veprim finok(dinak) si gjithë koncepti qytetar i promovuar gjatë kampanjes parazgjedhore me të vetmin qëllim për të fituar votat e shqiptarëve në betejën me oponentin politike, në këtë rast DPMNE. Heshtja e tyre lidhet ngushtë me mbijetesën politike të kësaj udhëheqësie duke ditur se me këtë platformë ato ndodhen në mes dy zjarreve, të mos pranojnë dhe të humbin mbi 60 000 vota shqiptare ose të pranojnë dhe të humbin votuesit maqedon. Pragmatizmi politik mbetet zgjidhja e vetme edhe pse për një kohë të shkurtër nuk do të kenë shumë kohë për kalkulime pasi që do gjinden mes opsioneve “merr”, “le”, ka deklaruar Islami duke shtuar se momentalisht LSDM po përdor dy variante për të mbajtur këta votues në prag të zgjedhjeve të reja të parakohëshme që me shumë mundësi do të ndodhin.

“Për momentin janë duke përdorur dy variante për të mbajtur këto vota që i kishin në prag të zgjedhjeve të reja të parakohshme. E para me deklaratat e Ferçkovskit i cili marveshjen shqiptare e quan platformë tualeti, dhe se prioritet është kthimi i drejtësisë dhe demokracisë, kurse nga ana tjetër deklarohet edhe ish diplomati Maleski duke e përkrahur platformën dhe avancimin e çështjes shqiptare në vend. Vlersoj se heshtja dhe arshinat e dyfishtë ndodhin më të vetmin shkas për të mbajtur këtë trup votues në prag të zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme, duke transformuar problemin e shqiptarëve në dytësore siç ishte edhe 25 vite më parë, çdo herë ka diçka që duhet të zgjidhet para se të institucionalizohet multietniciteti”, ka përfunduar për Zhurnal, politologu Mevlud Islami.

Nga ana tjetër gazetari Selim Ibraimi këtë heshtje nga LSDM e konsideron si ngecje në formimin e bllokut dhe riafirmimit të politikave. Sipas tij LSDM nuk po deklarohet për këtë platformë sepse për mandatar momentalisht ende është Gruevski.

“Sipas deklaratve të LSDM -së, partia nuk deklarohet për Platformë, pasi mandatin për formimin e qeverisë e ka Gruevski i VMRO-së. Mirëpo në planin e rindërtimit të Maqedonisë, sundimit të së drejtës, zbardhjes së rasteve të montuara, raportet ndëretnike, LSDM si parti po ngec në formimin e bllokut dhe riafirmimin e politikave. BDI si parti me dhjetë deputetë luan rolin e balancuesit”, ka deklaruar Ibraimi duke shtuar se BDI duhet të pozicionohet në tre drejtime gjatë negociatave për formimin e qeverisë.

“Mirëpo deri në fund të muajit, BDI duhet të pozicionohet në tre drejtime. E para, të shkojë me VMRO -në, e dyta të koalicionojë me LSDM dhe e treta të prodhojë krizë të dyfishtë deri në një situatë tjetër më të favorshme partiake. Opsioni i tretë mbart në vetë dilema dhe pasiguri duke i marrë në konsideratë rezultatin e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. LSDM ballafaqohet me krizën e përfaqësimit dhe sfondi i vjetër kësaj strukture politike mund ta dëmtojë partinë e kryetarit Zoran Zaev për të krijuar besim dhe siguri tek partnerët shqiptarë. Rryma e vjetër e pareformuar ka gjasa që ta pengojë LSDM tani dhe në proceset në zhvilllim”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Selim Ibraimi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *