Home / Kryesoret / Analistët: Zgjedhjet e reja nuk do të sjellin asgjë të mirë, po vetëm do ta rrisin retorikën e nacionalizmit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 14:04:52Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Analistët: Zgjedhjet e reja nuk do të sjellin asgjë të mirë, po vetëm do ta rrisin retorikën e nacionalizmit

Zgjedhje të reja si opcion për të cilat flitet këto ditë në opinion, nuk do të sjellin asgjë të mirë në Maqedoni, thonë analistët. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti në intervistën për TV 21 mbrëmë tha se një ndër opsionet është që të ketë zgjedhje të reja.

“Pse mos të ketë zgjedhje të reja, nëse nuk ka zgjidhje më të mirë. Konsideroj se do të shkohet në zgjedhje të reja nëse nuk pranohet platforma e partive shqiptare”, tha Ali Ahmeti.

Ahmeti në intervistë ka thënë se votuesit shqiptarë kanë gabuar që kanë votuar për opsionet e tjera, prej ku fitohet përshtypja se zgjedhjet e reja janë të nevojshme që të përmirësohet ky gabim.

Në opinion tashmë janë paraqitur më shumë teza se zgjedhje të reja dëshiron edhe VMRO-DPMNE-ja që të mund ta përmirësoj rezultatin e zgjedhjeve, por nga partia nuk kanë treguar se a po mendojnë për një opsion të tillë.

“Për momentin VMRO-DPMNE-ja ka fituar mandat për të formuar qeveri dhe në 20 ditët e ardhshme maksimalisht do të përpiqen që të formojnë qeveri dhe ta respektojnë vullnetin e shumicës së qytetarëve të cilët kanë votuar për programin “Realitet” dhe projektet e saja”,  tha Ivo Kotevski, drejtor i Qendrës për komunikim të VMRO-DPMNE-së.

Zgjedhje të reja do të ketë atëherë kur as VMRO-DPMNE-ja  e as LSDM-ja nuk do të kenë mundësi të formojnë qeveri, ku edhe për deri sa kryetari Gjorgje Ivanov nuk ja ep mandatin LSDM-së nëse VMRO-DPMNE-ja nuk arrin të formojë qeveri. Në këto kushte qeveria aktuale duhet të ftojë për zgjedhje të reja. Pyetja është vetëm nëse është e mundur që këto zgjedhje t’i nënshkruaj Trajko Veljanovski i cili ka kryesuar me seancën konstituive parlamentare sepse nuk është zgjedh kryetar i ri.

Analistët thonë se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin asgjë të mirë në vend.

Sipas Sasho Ordinoskit në zgjedhjet e reja do të ketë ndonjë përlind më shumë për ndryshim sepse rezultatet e zgjedhjeve që u organizuan me 11 dhjetor janë zgjim për disa qytetarë.

“Nuk kam dëshirë që të ketë zgjedhje të reja, por nëse nuk mund të formohet qeveri zgjedhjet janë zgjidhje. Rezultatet e të cilave  pres që të jenë në drejtim të ndryshimit. Ahmeti ka interes që asgjë mos të duket siç duhet, sepse ai dhe Gruevski janë kundërshtarët më të mëdhenj të shtetit juridik. Sigurisht bllokimi i shtetit juridik për ato është përfitim dhe kanë interes që kjo situatë të zgjas më gjatë. Janë të vetëdijshëm se nëse ka zgjedhje të reja do të kalojnë më keq sesa tani dhe për atë do të shkojnë në mënyrë radikale me fushatë të vërtetuar me përzierjen direkte në rezultatet e zgjedhjeve në mënyrë jodemokratike”- konsideron Ordanoski.

Sipas analistit Alajdin Demiri, nëse ka zgjedhje të reja do të jenë moment i humbur për Maqedoninë.

“Ato zgjedhje asgjë nuk do të ndryshonin. VMRO-DPMNE-ja do të forcohej si parti nacionale, duke i akuzuar shqiptarët për destabilizim, ndërsa BDI-ja do të binte si parti e cila e ka humb orientimin dhe nuk do të dijë si të veprojë. Nëse VMRO-DPMNE-ja fiton përsëri, nuk do të ketë se me kë të koalicionojë sepse nacionalizmi i tij mbetet i dëmshëm për Maqedoninë” – tha Demiri.

Sipas tij, zgjidhje të mundshme për formimin e qeverisë është që ajo të jetë një qeveri ekspertësh.

Paraqitja e platformës, me qëllim ose pa qëllim, mund ta kthejë gjithë debatin kah temat etnike si dhe mos të përfillet ajo që është diskutuar më parë si të formohet shtet ku do të sundojë e drejta, si do të përballemi me politikanët e korruptuar, si do të jetë rezultati i punës së PSP-së, tha Denko Malevski.

“Në maje të diskutimit për atë se si do ta demokratizojmë shtetin e kemi fituar këtë platformë. Nëse kthehet diskutimi në temat etnike dhe nëse kemi zgjedhje të reja të dy partitë do të fillojnë spirale etnike, duke u bashkuar rreth temave etnike dhe në masë më madhe mund të përmbyset gjithë mundi të cilin e ka investuar opinioni liberal. Është i madh rreziku nëse nuk formohet qeveri dhe menjëherë të shkohet në zgjedhje të tjera”,  tha Malevski.

Elementi nacionalist, shtoi ai ka qenë nën presioni të lartë ndërkombëtar dhe partitë në zgjedhjet e fundit kanë qenë mjaft të përmbajtshme, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *