Home / Lajme / Maqedoni / « ANALIZË » Skenarët se si vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme?
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 21:34:49Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« ANALIZË » Skenarët se si vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme?

Situata e paszgjedhjeve në Maqedoni duket e ngelur pezull për shkak se akoma nuk ka ndonjë gjë konkrete se kush me kë mund të formojë qeverinë e re dhe nëse ajo qeveri do të jetë stabile për zgjidhjen e problemeve të cilat i tangojnë qytetarët e vendit që prej dy viteve kur edhe filloi kriza politike, informon Zhurnal.

Ndonëse kanë bërë hapat e parë të takimeve formale, liderët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së sot kanë biseduar për tema të përgjithshme pa hyrë në negociata serioze për formimin e platformës së përbashkët qeverisëse.

Një nga mundësitë reale është që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe ato të mbahen në prill të këtij viti bashkë me ato lokale.

Skenarët se si vendi mund të shkojë përsëri në zgjedhje të jashtëzakonshme!

Skenari i parë është që nëse VMRO nuk arrin të formojë qeverinë dhe e kthen mandatin te Presidenti Ivanov, ky i fundit në vend që t’ia kalojë mandatin Zoran Zaevit, jep dorëheqje duke shkaktuar krizë kushtetuese e cila do të zgjidhej vetëm me zgjedhje të reja.

Si skenarë i dytë përflitet shumë nëse BDI vendos të shkojë në koalicion me VMRO dhe të formojnë qeverinë, por me një kosto të madhe politike që do të reflektohet me humbjen e shumë komunave në zgjedhjet lokale si dhe rrënia e mandateve nga 10 sa ka tani në 6-7 mandate në parlament në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Humbja e zgjedhjeve lokale edhe mund të parandalohet nëse arrihet një marrëveshje për mbështetje të ndërsjellë në komunat ku BDI dhe VMRO-DPMNE nuk janë konkurrencë e njëra-tjetrës si në komunat e Kërcovës, Strugës, Gostivarit, Tetovës e Shkupit.

Me arritjen e marrëveshjes duke këmbëngulur në kërkesat e veta, BDI sheh një mundësi për të shpëtuar rejtingun e saj andaj edhe po bën kalkulimet e fundit për koalicion që të shkojë me VMRO ose nëse nuk arrihet e gjithë kjo nga VMRO-ja, të njejtat kërkesa ajo t`ia drejtojë dhe parashtrojë edhe LSDM-së së Zorn Zaevit.

Një marrëveshje hipotetike LSDM-BDI do të kishte përfitime por edhe humbje në disa aspekte për BDI-në krahasuar me koalicionin me VMRO-në. Përfitimi më i madh do të ishte ndoshta aprovimi i shqiptarëve për një koalicion të tillë që nuk do t’i kushtonte humbje të rejtingut që në fillim. Por një koalicion LSDM-BDI do të kërkojë së paku edhe një partner tjetër për shkak të numrave në parlament dhe nëse ky partner do të ishte Lëvizja Besa kjo do të thotë se në zgjedhjet lokale do të duhet t’i lihen asaj disa komuna për shkak se ka mbi 50 mijë vota të shqiptarëve, madje edhe vetë LSDM mund të pretendojë të fitojë në disa komuna shqiptare ku kishte rezultate befasuese në zgjedhjet e 11 dhjetorit*.

Një pyetje e rëndë për t’u përgjigjur është se çfarë qëndrimi do të mbanin partitë politike ndaj zgjedhjeve të ripërsëritura parlamentare. Shumë janë të mendimit se së paku LSDM dhe PDSH do të zgjedhin bojkotin e tyre duke u friguar se do të kenë një rezultat edhe më të dobët se më 11 janar.

Siç shihet, shumica e opsioneve dëmtojnë pothuaj të gjitha partitë politike, dhe ndoshta kjo do të jetë arsyeja që ata të bëhen bashkë në një koalicion të zgjeruar i cili do të kishte më pak kosto si për BDI-në, ashtu edhe për LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në. Një koalicion i gjerë ka edhe një avatazh të madh – do të mundësonte zgjidhjen e një sërë çështjesh të rënda politike, që kërkojnë 2/3 e votave në parlament, duke përfshirë edhe pikat e Marrëveshjes së Përzhinos, rekomandimet e Raportit të Pribes, pse jo edhe zgjidhjen e çështjes së emrit dhe anëtarësimin e shpejtë në NATO. E gjitha kjo do të realizohet brenda pak më tepër se një viti, deri sa të shpallen zgjedhje të reja parlamentare së bashku me ato presidenciale në vitin 2018

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *