Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet seanca gjyqësore për rastin ‘Magyar Telekom’

Anulohet seanca gjyqësore për rastin ‘Magyar Telekom’

Sot duheshte të vazhdojë gjykimi kundër ish-shefit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski, i cili është paditur nga Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, por senaca gjyqësore për të dytën herë është anuluar, kurse seanca e ardhshme është caktuar për 25 maj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Ndaj Bogoevskit rëndon akuza e shpifjes për shkak të dëshmisë së tij në New York, për rastin ”Magyar Telekom”.

Bogoevski ka deklaruar në New York se 7.5 milionë euro janë sjellur në Maqedoni me veturë zyrtare për të blerë tre politikanë, ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, Ali Ahmetin dhe Musa Xhaferin.

Deri atëherë duhet të sigurohen dëshmi nëse Bogoevski ka ‘shpifur’ për Ahmetin dhe Xhaferin, në territorin e Maqedonisë ose jashtë vendit.

Sot në gjukim është paraqitur edhe Ahmeti edhe Xhaferi.

Avokatët e Ahmetit vlerësuar se dëshmia e Bogoevskit para Qarkut gjyqësor në New Yjor, e lidhur me aferën ‘Magyar Telegom’ është shpifje për kryetarin e BDI-së, sepse siç qëndron në dëshmi, Buçkovski, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë marrë ryshfet për të mos u futr operator tjetë telekomunikimi në Maqedoni.

Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë 5.5 milionë denarë dëmshpërblim nga Bogoevski./Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *