Home / Kryesoret / « Apel për ndihmë» Nëna shqiptare me lotë në sy: Vajza ime po vdes, ju lutem më ndihmoni 070391850
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 09:50:06Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com{

« Apel për ndihmë» Nëna shqiptare me lotë në sy: Vajza ime po vdes, ju lutem më ndihmoni 070391850

Edhe një rrëfim tronditës vjen nga nëna shqiptare nga Prilepi. Nëna Dashurie nga njëra anë është tepër e gëzuar për shkak të lajmit të mirë se drejtorët shqiptar  shprehën gatishmërinë për ti ndihmuar vajzës së saj Edinës 17 vjeçare të sëmur nga një sëmundje e rëndë në boshtin kurrizor (skolioza) dhe me këtë mori mendimin konziliarë për ta operuar vajzën në Turqi, por pas operimit Edina është në gjendje edhe më të rëndë shëndetësore, gjegjësisht në komë.

Mirëpo nga ana tjetër nëna Dashurie me zë të mbytur mezi flet përmes telefonit për Zhurnal për të treguar storien e saj të rëndë ekonomike, e cila nuk ka para dhe kërkon ndihmë nga bamirësit në të holla, sepse siç thotë ajo nuk ka më para të qëndroj pranë vajzës së saj që po lufton për jetë. “Këmbët më janë prerë, jam tepër e mërzitur. Të gjithë xhepat i kemi bosh. Çdo moment po e shikoj vajzën time e cila merr frymë, më dridhen këmbët kur e shikoj atë. Kisha lutur të gjithë dashamirët që të më ndihmojnë deri në fund. Nga ana tjetër shfrytëzoj rastin të falemnderoj përzemërsisht Agjencinë Zhurnal dhe drejtorët shqiptar të Spitaleve të cilët më morën edhe në telefon dhe më premtuan ndihmë. Më premtuan se vajzën time do ta dërgojnë për shërim jashtë Maqedonisë, por tanimë vajzën e kam në komë dhe nuk është aspak në gjendje të mirë. Ajo mezi po ngopet me frymë”, rrëfen për Zhurnal me lotë në sy dhe me një zë të mbytur nëna Dashurie.

Ndryshe, Zhurnal kohëve të fundit ka senzibilizuar storien tronditëse me vajzën e re shqiptare nga një fshat i Prilepit. Bëhet fjalë për Edina Ismaili e cila për shkak të sëmundjes së rëndë rrezikon të vdes.

Nëna e Edinës enkas për Zhurnal ka dërguar foto nga gjendja e rëndë e vajzës së saj e cila po lufton për jetë.  Për gjithë dashamirët që dëshirojnë ti ndihmojnë nënës Dashurie mund ta kontaktojnë në celularin +38970391850

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *