Home / Lajme / Maqedoni / APKE do të diskutojë për raportin për zgjedhjet në Republikën e e Maqedonisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-23 08:17:16Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

APKE do të diskutojë për raportin për zgjedhjet në Republikën e e Maqedonisë

Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), në sesionin dimëror (23 – 27 janar) sot do ta shqyrtojë raportin për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, të cilat u vëzhguan nga delegacioni i saj, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Krahas raportit për zgjedhjet e mbajtura, në rendin e ditës të APKE-së debati më i rëndësishëm i është kushtuar sulmeve ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediumeve në Evropë, sfidave dhe përgjegjësive të mediumeve dhe gazetarisë online, si dhe nevojës për t`i vënë fund diskriminimit kibernetik dhe fjalimit urrejtës në internet.

Në mesin e kërkesave për debate urgjente në sesionin plenar u gjendën “funksionimi i institucioneve demokratike në Turqi” dhe “Kur zemërgjerësia, altruizmi, humanizmi dhe liritë perëndimore demokratike përballen me mostolerancë radikale dhe dhunë: thirrje urgjente për reformë të politikave joefikase evropiane për migrim, integrim, siguri dhe kontroll të kufijve”. Si debat aktual është propozuar debati për “Gjendjen në Siri dhe ndikimi i saj ndaj vendeve fqinje”.

Nikos Anastasiades, president i Qipros, Klaus Johanisd, president i Rumanisë dhe Johanes Han, eurokomisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim, duhet t`u drejtohen deputetëve nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Torbjorn Jagland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, do t`i drejtohet APKE-së, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Qipros, Joanis Kasulides, do të flasë gjithashtu si pjesë e krysesimit qipriot me Komitetin e ministrave.

Pjesë e pyetjeve në rendin e ditës të sesionit janë diskutimet për funksionimin e institucioneve demokratike në Ukrainë, për gjendjen në Liban dhe rreziqet për stabilitet dhe siguri të Evropës dhe krizës humanitare në Gazë. Asamblea, gjithashtu do ta shqyrtojë edhe evolucionin e procedurëps për monitorim të APKE-së për periudhën prej shtatorit të vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *