Home / Lajme / Botë / APKE kërkon definim të rregullave për obligimet e mediumeve dhe gazetarëve onllajn

APKE kërkon definim të rregullave për obligimet e mediumeve dhe gazetarëve onllajn

(MIA) – Asamblea parlamentare e Këshillit të Evropës kërkon të konfirmohen rregullat për obligimet e mediumeve dhe gazetarëve onllajn, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Duke pasur parasysh ndryshimin e peisazhit medial dhe rritjen eksponenciale të mediumeve onllajn – të cilat u ofrojnë të gjithëve mundësi për difuzim të informatave në opinion – APKE rekomandon që shtetet anëtare të inicojnë diskutim për standardet dhe mekanizmat për “parandalim të rrezikut nga shkelja e informatave dhe manipulimi i mendimit publik”.

Servisi publik radiodifuziv duhet t’i shfrytëzojë mundësitë teknike të ofruara nga ana e mediumeve onllajn, në mënyrë që të sigurohet se prania e tyre në internet i respekton udhëzimet redaktoriale në nivel po aq të lartë, siç ato zbatohen për përmbajtjet të cilat nuk janë në internetg, thuhet në rezolutën e miratuar nga APKE, në bazë të raportit të Adel Gambaro (Itali, nga radhët e grupit të liberalëve evropianë).

Sipas deputetëve, “të gjitha mediumet profesionale kanë përgjegjësi redaktuese për përmbajtjet e palëve të[ treta të cilat publikohen në faqet e tyre të internetit”. Si të tilla, thuhet në rezolutë, Federata evropiane e gazetarëve dhe Shoqata e gazetarëve evropianë duhet t’u bëjë thirrje të gjithë anëtarëve të vet që të sigurohen se profesionistët medial i zbatojnë parimet e veta gazetareske redaktuese të prnaisë së tyre në internet, prëfshirë edhe përmbajtjen e vet, reklamimin dhe përnbajtjet e palëve të[ treta, siç janë reagimet apo komentet.

APKE i rekomandon Asociacionit evropian të provajderëve dhe shërbimeve të internetit që t’i thërrasin anëtarët e vet, të cilët mirëmbajnë rrjete sociale, të zhvillojnë kode të sjelljes në raport me pronësinë dhe obligimet e tyre për transparencë të shërbimeve që i ofrojnë, dhe t’i përmirësojnë përmbajtjet e pasakta të publikuara në faqet e tyre.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *