Home / Showbiz / Ardit Gjebrea rrëfen arsyen përse nuk i rikthehet muzikës
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 08:35:30Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ardit Gjebrea rrëfen arsyen përse nuk i rikthehet muzikës

Ardit Gjebrea ishte në një takim me studentë, jo në rolin e moderatorit që bën prej aq vitesh, por në rolin e të intervistuarit.

Para studentëve, Gjebrea foli për ëndrrat, studimet, jetën në Itali, lidhjen me muzikën e televizionin, etj..

Me këngët e tij të mesit të viteve ’90, ai ka mbetur në kujtesën e publikut dhe këngët e tij këndohen ende sot.

Po pse Gjebrea i është kushtuar kaq fort menaxhimit të muzikës me festivalin “Kënga Magjike” dhe moderimit me emisionin “E diela Shqiptare” dhe nuk po këndon më si dikur?

Në një përgjigje të sinqertë ai pranon se nuk e gjen veten tek tregu i tanishëm muzikor komercial.

“Unë shpeshherë jam më i sinqertë se ç’duhet dhe do ta ruaj sinqeritetin tim dhe sot, më ndodh që të keqkuptohem. Sot portalet e ndryshme mund të keqpkuptojnë atë që dua të them dhe nuk do të jem shumë i sinqertë në përgjigjen time. Dua të jem pak diplomat sepse nuk dua të fyej askënd. Kështu që secili bën zgjedhjen e tij në jetë, por nëse unë do të vazhdoja të bëja muzikë dhe të këndoja, nuk do të jetoja më mirë se sa jetoj sot. Kjo është përgjigja ime e sinqertë pa dhënë detaje. Unë kam kënduar në pallate sporti, në stadiume, kam kënduar në Teatrin e Operas dhe Baletit. Kam kënduar në vende ku muzika vetëm dëgjohej. Në të gjitha turnetë që kam bërë jashtë, aty ku ka shqiptarë në Gjermani, SHBA, Greqi, kam kënduar nëpër teatro. Sot rrallë këngëtarët këndojnë nëpër teatro. Unë nuk dua të humbas atë habitatin tim. Unë krijova një lloj stereotipi dhe nuk dua ta humbas. Unë jam i lidhur me atë mentalitet të muzikës dhe nuk dua që të jetë ndryshe”, tha ai./Mapo

Gjithashtu lexo

Pas fitores në Big Brother, çifti fitues prindër së shpejti (FOTO)

Vendimi i vëllait të madh për të organizuar lojën në çifte nuk doli aq joproduktiv në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *