Home / Lajme / Maqedoni / Arifi: Nuk lëshojmë pe për gjuhën shqipe dhe PSP-në

Arifi: Nuk lëshojmë pe për gjuhën shqipe dhe PSP-në

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi, mbrëmë në intervistë për “Tellma”, tha se nuk bëhet fjalë për bisedime klasike me VMRO-DPMNE edhe pse afati për formimin e qeverisë po kalon.

Ajo tha se BDI-së i duhet ende kohë, sepse tani po merret me politikat e brendshme të partisë, të cilat janë prioritet.

“Pas mbledhjes së Kryesisë së BDI-së, kryetari ynë është takuar me udhëheqësit e të dyja partive, edhe VMRO-së edhe LSDM-së, ku i kanë thënë qëndrimet tona për të cilat nuk do të bisedojmë, dhe kjo është çështja e gjuhës shqipe dhe vazhdimi i mandatit të Prokurorisë Speciale Publike.

Ka komunikime në lidhje me sqarimin e këtyre çështjeve, por jo negociata klasike“, tha Arifi.
Arifi gjithashtu e dënon fenomenin e ashtuquajtur “çsorosoidizmin” të cilën e njoftoi dhe e filloi Nikolla Gruevski, dhe porositi se BDI nuk ka asgjë kundër Fondacionit Soros. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *