Home / Lajme / Rajon / “Arrestimi i Haradinajt u planifikua në Kosovë, nuk donin që të takohej me Trumpin”

“Arrestimi i Haradinajt u planifikua në Kosovë, nuk donin që të takohej me Trumpin”

Deputeti i Nismës për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se arrestimi i Ramush Haradinajt në Francë është planifikuar që në Kosovë në mënyrë që të mos merrte pjesë në inaugurimin e Donald Trump-it, pasi Haradinaj ishte një nga të paktit që kishte marrë ftesë për këtë event.

“Fatkeqësisht kohëve të fundit gjithçka mund të pritet prej njerëzve tonë brenda dhe jashtë vendit. Këtë e shohim nga mosreagimi i duhur i institucioneve tona, që lë për t’u kuptuar që kjo pritej apo ishte edhe planifikuar nga persona të caktuar në vend.

Apo mos ndodhi, sepse dikush edhe mund të ndihej i rrezikuar nga humbja e pushtetit në kohën kur miku jonë Haradinaj do të takohej me njeriun më të fuqishëm në botë, pra Trumpin?!”, ka shkruar Shala në “Facebook”.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u arrestua të mërkurën në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia që në vitin 2004. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *