Home / Lajme / Rajon / Arrestohen 13 persona në Prishtinë, dyshohen për përdorim të narkotikëve

Arrestohen 13 persona në Prishtinë, dyshohen për përdorim të narkotikëve

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, e asistuar nga Njësia Speciale Operative, Njësia K9, Krim Teknika, Zyrtarët e ATK-se, dhe Inspektorët Komunal të Prishtinës, me urdhëresë të organeve të drejtësisë kanë realizuar një operacion policor që ndërlidhet me dyshimin e bazuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 275 i KPRK-së.

Ky operacion policor është realizuar më datën 28.01.2017 rreth orës 04:10, pasi që përmes rrugëve operativo hetimore janë siguruar informacione se ne një lokal nate i cili gjendet në Prishtinë, zhvillohej veprimtari e kundërligjshme  e përdorimit të narkotikeve dhe substancave të tjera të ndaluara.

Si rezultat i operacionit policor janë arrestuar trembëdhjetë persona të dyshuar,  dymbëdhjetë prej tyre për posedim të paautorizuar të narkotikeve, ndërsa njëri i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga organet e drejtësisë.

Personat e arrestuar të cilët janë gjetur nen posedim të substancave narkotike janë;

1.  A. B,  i janë gjetur dhe konfiskuar  0.8 grame marihuane .
2.  A. H,  i janë gjetur dhe konfiskuar  4.2 grame marihuane .
3.  G. B,   i janë gjetur dhe konfiskuar  3  tableta  me peshë  1.0 grame ekstazi .
4.  K.  E,  i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane .
5.  T. Xh,  i janë gjetur dhe konfiskuar 2.4  grame marihuane .
6.  V. B. (femër) i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .
7.  Sh. K,  i janë gjetur dhe konfiskuar 1.2 grame marihuane .
8.  B.  E,  i janë gjetur dhe konfiskuar   7.9 grame marihuane .
9.  L.  I,   i janë gjetur dhe konfiskuar  1.4  grame marihuane .
10. I.  H, i janë gjetur dhe konfiskuar  10  mml GHB .
11. A. H, i janë gjetur dhe konfiskuar  0.5 grame Kokaine .
12. N. K, i janë gjetur dhe konfiskuar  1.0 grame marihuane .

Pas kontrollimit të personave  dhe lokalit, në pjesë të ndryshme të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar narkotiket si në vijim :

1.    10 tableta  me peshë   6.1 grame eksatazi
2.    7 qese me peshë prej   6.0 kokainë
3.    5 qese me  peshë  4.7 grame marihuane.

Gjithashtu është arrestuar  edhe personi   E. K.  viti i lindjes 1993, i cili ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Themelore Prishtinë .

Me urdhër të prokurorit  kompetent të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar, përveç të dyshuarit të kërkuar me urdhër arrest (E. K.),  kurse me vendim të Inspektoratit lokali është mbyllur .

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *