Home / Lajme / Rajon / Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me njerëz
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 13:57:30Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Arrestohen katër të dyshuar për trafikim me njerëz

Pas hetimeve të zhvilluara nga Sektori i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda Ferizaj, më 12 janar 2017, kanë realizuar një plan operativo taktik për arrestimin e disa personave nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën penale “Trafikim me Njerëz”.

Grupi i dyshuar kriminal, dyshohet se në një lokal në qytetin e Shtimes, ka detyruar tri viktima femra të mitura, të punojnë me qëllim të shfrytëzimit seksual.

Policia ka arrestuar katër të dyshuarit  e poshtëshënuar për përfshirje në këtë vepër penale: A.F 1989; RR.M 1995; F.B 1991; T.L 1972.

Gjatë realizimit të këtij plani policor për arrestimin e të dyshuarve, në cilësi të prova materiale janë konfiskuar: katër telefona mobil, një sprej OC dhe një mjet i prehtë thikë.

Gjithashtu në bashkëpunim me inspektoratin e punës dhe me vendim të prokurorit kompetent është mbyllur lokali i dyshuar në të cilin viktimat kryenin punë të detyruar.

Viktimat e rastit janë trajtuar në bazë të Procedurave Standarde të Operimit për viktimat e trafikimit dhe të njëjtat janë strehuar.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *