Home / Lajme / Botë / Arrestohet në Spanjë një haker rus me fletarrest amerikan

Arrestohet në Spanjë një haker rus me fletarrest amerikan

Zyrtarët e Spanjës thonë se një haker rus, i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara, është arrestuar dhe pritet vendimi nëse ai do të ekstradohet në SHBA.

Një zëdhënës i Gjykatës Kombëtare të Spanjës tha mbrëmë se personi, Stanislav Lisov, 31 vjeçar, është arrestuar më 13 janar, pasi policia e Gardës Civile e arrestoi atë në aeroportin e Barcelonës, në bazë të fletarrestit të agjencisë amerikane, FBI, të publikuar përmes Interpolit.

Ky zëdhënës tha se një gjyqtar në kryeqytetin Madrid e ka marrë në pyetje këtë programues të kompjuterëve për akuzat për konspiracion penal lidhur me vjedhje elektronike dhe kompjuterike, për të cilat kërkohet nga Shtetet e Bashkuara.

Gjyqtari kishte urdhëruar paraburgosje, për shkak të seriozitetit të akuzave dhe rrezikut se ai do të mund të fshehej nga sistemi i drejtësisë, ashtu siç kishte vepruar paraprakisht në Shtetet e Bashkuara.

Policia e Spanjës tha se Lisov ishte arrestuar derisa përgatitej të hynte në aeroplan për tu larguar nga Spanja, së bashku me bashkëshorten e tij.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *