Home / Lajme / Botë / Arrestohet një person në Gjermani, planifikonte sulm terrorist

Arrestohet një person në Gjermani, planifikonte sulm terrorist

Policia gjermane njoftoi dje se e ka arrestuar një 21-vjeçar nën dyshimin se po planifikonte sulm terrorist, si dhe e kanë lidhur rastin e tij me atë të një të dyshuarit tjetër të arrestuar në Vjenë.

Forcat speciale të policisë e arrestuan atë bashkë me një grua të shtunën gjatë një bastisje në një banesë në perëndim të qytetit Neuss, ka thënë një zëdhënës i Zyrës për Hetime Penale, transmeton Express.

Gruaja e arrestuar, e identifikuar nga mediat gjermane si bashkëshortja e 21-vjeçarit, është liruar.

I arrestuari po planifikonte sulm me bombë ndaj policisë dhe ushtarëve. I dyshuari bashkë me të arrestuarin në Austri kishin eksperimentuar me materiale për të krijuar eksplozive në banesën në Neuss./Express/

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *