Home / Lajme / Maqedoni / Asambleja Parlamentare e KE-së debaton për zgjedhjet në e Maqedonisë

Asambleja Parlamentare e KE-së debaton për zgjedhjet në e Maqedonisë

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE), në sesionin dimëror (23 – 27 janar) sot do ta shqyrtojë raportin për zgjedhjet parlamentare në Maqedoni, të cilat u vëzhguan nga delegacioni i saj, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

Krahas raportit për zgjedhjet e mbajtura, në rendin e ditës të APKE-së debati më i rëndësishëm i është kushtuar sulmeve ndaj gazetarëve dhe lirisë së mediumeve në Evropë, sfidave dhe përgjegjësive të mediumeve dhe gazetarisë online, si dhe nevojës për t’i vënë fund diskriminimit kibernetik dhe fjalimit urrejtës në internet.

Në mesin e kërkesave për debate urgjente në sesionin plenar u gjendën “funksionimi i institucioneve demokratike në Turqi” dhe “Kur zemërgjerësia, altruizmi, humanizmi dhe liritë perëndimore demokratike përballen me mostolerancë radikale dhe dhunë: thirrje urgjente për reformë të politikave joefikase evropiane për migrim, integrim, siguri dhe kontroll të kufijve”. Si debat aktual është propozuar debati për “Gjendjen në Siri dhe ndikimi i saj ndaj vendeve fqinje”.

Nikos Anastasiades, president i Qipros, Klaus Johanisd, president i Rumanisë dhe Johanes Han, eurokomisari për politikë fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim, duhet t’u drejtohen deputetëve nga 47 vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Torbjorn Jagland, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, do t’i drejtohet APKE-së, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme i Qipros, Joanis Kasulides, do të flasë gjithashtu si pjesë e krysesimit qipriot me Komitetin e ministrave.

Pjesë e pyetjeve në rendin e ditës të sesionit janë diskutimet për funksionimin e institucioneve demokratike në Ukrainë, për gjendjen në Liban dhe rreziqet për stabilitet dhe siguri të Evropës dhe krizës humanitare në Gazë. Asamblea, gjithashtu do ta shqyrtojë edhe evolucionin e procedurëps për monitorim të APKE-së për periudhën prej shtatorit të vitit 2015 deri në dhjetor të vitit 2016./MIA/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *