Home / Lajme / Botë / Atentat në Gjermani, shqiptari ekzekutohet në sy të vajzës (FOTO & VIDEO)

Atentat në Gjermani, shqiptari ekzekutohet në sy të vajzës (FOTO & VIDEO)

Një 46-vjeçar shqiptar që jeton në Gjermani është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në qytetin gjerman të Visselhövede, para një shkolle fillore.
Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke marrë vajzën nga shkolla, kur dy persona me motor i janë afruar dhe e kanë qëlluar me armë zjarri.

268024Mësohet se ai ka humbur jetën në vend. Policia gjermane është vënë në kërkim të autorëve, por ende nuk i ka kapur.
Mësohet se kohë më parë 46-vjeçari kishte punuar si roje në një diskotekë dhe kishte rrahur fatalisht një të ri, për të cilin u dënua edhe me 1 vit burg.
Kjo ngjarje, sipas mediave gjermane ka ndodhur ne Shqipëri, ku punonte edhe viktima. Ai pati rrahur një te ri, i cili me pas gjeti vdekjen.
Pasi u lirua nga burgu, shqiptari emigroi me gjithë familjen ne Gjermani, ku arriti te merrte edhe statusin e azilantit, pasi ne Shqipëri i rrezikohej jeta.
Ndaj, Policia gjermane po heton në pistën e hakmarrjes. Dyshimet janë se autoret te jene porositur nga Shqipëria. Ndërkohë, vajza e tij e mitur është në gjendje shoku, pasi ka parë të gjithë skenën. /albeu.com/

Atentat në Gjermani, shqiptari ekzekutohet në sy të vajzës

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *