Home / Lajme / Rajon / Atentat në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Atentat në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Në Stallovë të Prishtinës dy meshkuj shqiptarë kanë raportuar se në drejtim të tyre kanë shtënë me armë zjarri tre të dyshuar meshkuj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, në mesditë.

Sipas raportit të policisë dy prej të dyshuarve të cilët kanë shtënë me armë zjarri, janë të njohur për viktimat.

“Viktimat nuk kanë pësuar lëndime për shkak se vetura me të cilën ishin duke lëvizur ishte e blinduar”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Bëhet e ditur se, në vendin e ngjarjes njësitë e forenzikës kanë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja të armës AK 47 dhe një predhë e kalibrit të panjohur.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy lokacione dhe gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshuar ndërsa njëri nga të dyshuari është arrestuar dhe i njëjti dërgohet në mbajtje, njofton Policia. /GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *