Home / Lajme / Maqedoni / Athina zyrtare e kënaqur nga qëndrimi serb ndaj Maqeonisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-06 13:16:37Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Athina zyrtare e kënaqur nga qëndrimi serb ndaj Maqeonisë

Përplasja diplomatike Beograd-Shkup e ditëve të fundit ka shkaktuar reagime pozitive nga Athina zyrtare e cila nuk e fsheh gëzimin për qëndrimin e ri të Serbisë lidhur me çështjen e emrit të Maqedonisë.

Në intervistën e fundvitit të ministrit serb për Punë të Jashtme, Ivica Daçiç, u shpreh mjaft kritik ndaj fqinjëve të Serbisë të cilët përkrahin Kosovën.

Për Maqedoninë, Daçiç ka thënë se ka qenë vendim i çmendur pranimi me emrin kushtetues në një kohë kur Maqedonia ka pranuar pavarësinë e Kosovës dhe përkrah anëtarësimin e saj në UNESCO.

Si kundërpërgjigje, Daçiç ka kërcënuar se në të ardhmen, Serbia do t`i drejtohet Maqedonisë me emrin e përkohshëm Ish-Republika Jugosllave në të gjitha evenimentet të karakterit shumëpalësh.

Diplomatët grek janë shprehur të kënaqur nga ky ndryshim në favor të tyre, sidomos në prag të vizitës së kryeministrit Cipras në Beograd në fund të Janarit.

Edhe mediumet greke i kanë dhënë publicitet të madh intervistës së fundit të ministrit serb, duke e vendosur atë në krye të lajmeve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *