Home / Lajme / Botë / Autori i sulmit ndaj xhamisë në Kanada është adhurues i Donald Trump-it dhe Marine Le Pen-it

Autori i sulmit ndaj xhamisë në Kanada është adhurues i Donald Trump-it dhe Marine Le Pen-it

Studenti kanadezo-francez, i cili është i dyshuari i vetëm dhe kryesor i sulmit të djeshëm ndaj xhamisë në Kanada, ku u vranë gjashtë persona dhe u plagosen tetë të tjerë, është përkrahës i presidentit amerikan, Donald Trump, dhe politikanes franceze të ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

I përshkruar nga një ish shok i klasës si “një budalla i dëbuar”, Alexandre Bissonnette, është i dyshuari i vetëm i sulmit ndaj xhamisë në qytetin kanadez, Quebec, transmeton Express.

Bissonnette, 27-vjeçar, akuzohet për gjashtë pika të varjes së shkallës së parë dhe pesë të tjera për tentim vrasje.

Policia ka thënë se ai kishte vepruar i vetëm gjatë sulmit.

Profilet e tij në rrjetet sociale kanë shfaqur një varg interesash të ndryshëm të tij.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka lënë të kuptohet se e pëlqen shumë Marine Le Pen-in, Donald Trump-in, partinë separatiste “Quebecois”, si dhe partinë majtiste të Kanadasë, Partia e Re Demokratike.

Po ashtu, ai pëlen edhe Forcat Izraelite të Mbrojtjes dhe grupin muzikor “Megadeth” dhe pop yllin Katy Perry./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *