Home / Lajme / Rajon / Babai i djalit që u mbyt në liqen: Do djeg burgun nëse nuk shkoj në varrim

Babai i djalit që u mbyt në liqen: Do djeg burgun nëse nuk shkoj në varrim

Fatos Gurakuqi, babai i djalit të mitur që u mbyt tragjikisht një ditë më parë në liqenin e Kasharit të ngrirë nga temperaturat e acarta, u ka kërkuar autoriteteve të burgut ku po vuan dënimin, që të shkoj në varrimin e djalit. “Dua të shkoj në varrimin e djalit, do djeg burgun nëse nuk më lejojnë”.

Por sipas autoriteteve të burgut, avokati e bëri kërkesën në orën 12:00 të ditës së sotme, nuk paraqitën certifikatë familjare dhe se varrimi i djalit ishte në 12 e 30, ndaj kërkesa ishte e vonuar, raporton “News24”.

Gurakuqi është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 10 vjet burg, pasi u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës së tij 15 vjeçare. Policia shkencore nëpërmjet analizës së ADN-së doli në rezultatin se është gjetur spermë në të brendshmet e 15 vjeçares dhe pas analizës ka rezultuar se i përkiste Fatos Gurakuqit. /albeu.com

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *