Home / Kryesoret / Banorët e Bozovcës përjetuan ankth

Banorët e Bozovcës përjetuan ankth

Bozovcasit përjetuan ankth
Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, bozovsët përjetuan zjarrë , për fat të mirë pa pasoja njerëzore , për fat të keq me dame të shumta matriale dhe në kafshë. Përhapjes së zjarrit I ndihmoi edhe moti me erë të fuqishme që zjarri filloi të përhapet me shpejtësi të madhe, ndërsa heroizmi i katundarëve ishte i jashtëzakonshëm, në mungesë të ujit nga ngricat dhe temperaturat e ulta katundarët shfritëzuan kushtet rrethanore borën, vetëm e vetëm të pengojnë përhapjen e zjarrit.Duke e parë këtë situat të rënd se digjeshin kafshë, zahire, drithë, produkte ushqimore,… u detyruam të kërkojmë ndihmë nga institucionet; morëm në telefon policin rajonale të Tetovës.Policija në vend qe të thirrë në telefonat vet policin e Kodrës së Diellit, na udhëzon ne ta bëjmë punën e tyre?!!!
Thirrëm policin e Kodrës së Diellit dhe i njoftuam për zjarrin që po përhapet me shpejtësi dhe që rezikohet katundi.Menjëherë pas policisë thirrëm ekipin e zjarrëfikësve.
Bozovcasët në anën tjetër përballen me një betejë të pabarabartë dhe në kushte vetanake siqë i ka mësuar koha, edhe për lokalizimin e zjarrit dhe ia dolën. Për fat të mirë ju erdhën në dihmë bozovcase ekipi i zjarrëfikësve dhe pas tyre edhe policija. Është për tu thekësuar se përherë të parë në histori na erdhi në ndihmë një ekip i zjarrfikësve, djelmoshat e ekipit bashkë me katundarët arritën të bëjnë shuarjen e plot të zjarrit.
Pasojat nga zjarri janë:
Dy mashna të djegura plotësisht të vëllezërve Selim dhe Samet Esatit, katër kafshë, zahire, drithë, ushqime , miell dhe produkte të tjera ushqimore që ishin ne izbet e tyre, Mashna e Metali Selmanit , kati i dytë është dëmtuar plotësisht, dhe streha e shtëpise e dëmtuar shumë.

.

Gjithashtu lexo

Stanishev: Maqedonisë i duhen reforma urgjente

Ish-kryeministri bullgar, Sergei Stanishev, ka marrë pjesë në kongresin e 22-të të LSDM-së. Në fjalimin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *