Home / Lajme / Rajon / Basha niset për në inagurimin e Presidentit Trump: Takime edhe me anëtarë të Kongresit e Senatit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 14:40:34Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com"

Basha niset për në inagurimin e Presidentit Trump: Takime edhe me anëtarë të Kongresit e Senatit

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, është nisur për në SHBA, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e marrjes së detyrës nga Presidenti i ri Donald Trump. Basha e ka dhënë lajmin në rrjetet sociale, duke shtuar se do të ketë edhe takime me drejtues të lartë të qeverisë amerikane.

“Me ftesë të Partisë Republikane amerikane dhe mazhorancës në Kongresin amerikan, jam nisur për në Washington ku do të marr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump, – shkruan kreu i PD-së. –  Gjatë vizitës do të kem takime me anëtarë të Kongresit dhe të Senatit, me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse të politikës së jashtme, sigurisë dhe ekonomise.

Jam i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, SHBA do të mbështese edhe më shumë përpjekjet e Shqipërisë për demokraci, mirqeverisje dhe zhvillim ekonomik.  Mbështetja e SHBA dhe e shqiptarëve të Amerikës është jetike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të denjë për Shqipërinë,” ka përfunduar Basha.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *