Home / Kryesoret / BDI: Përdorimi i gjuhës shqipe e bënë shoqerinë më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-13 13:09:09Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

BDI: Përdorimi i gjuhës shqipe e bënë shoqerinë më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme

Përdorimi i gjuhës shqipe në perputhje me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën, të barabartë me gjuhën maqedonase, e bënë shoqerinë më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme duke përmbyllur në këtë menyrë obligimet normative nga Marrëveshja Paqësore e Ohrit.
Sundimi i së drejtës në vend ështe obligim i të gjitha partive politike dhe paraqet parakusht për vijim të rrugës EuroAtlantike.
Reformimi i sistemit gjyqësor, transparenca dhe rishqyrtimi i proceseve të kontestuara gjyqësore janë detyrim i domosdoshëm për ta rikthyer besimin e qytetarëve në sistem.
Qysh nga fillimi i krizës politike në vend, Bashkimi Demokratik për Integrim ka insistuar në përmbyllje transparente të procesit nëpermjet të zbardhjes së tërësishme të skandalit të përgjimeve dhe bartjes së përgjegjesisë.
BDI mbetet e përkushtuar për një shoqëri kohezive, të barabartë dhe të integruar në komunitetin euroatlantik dhe fton palët që mе përgjegjësi historike ti qasen proceseve mе të cilat po ballafaqohet vendi dhe rajoni duke vlerësuar në mënyrë racionale dhe jo të nxitur nga emocionet.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *