Home / Kryesoret / BDI përgënjeshtron gazetën “Lajm”: Nuk është e vërtet që të premten do të oficijalizojmë qeverinë me VMRO-në
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 11:39:07Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

BDI përgënjeshtron gazetën “Lajm”: Nuk është e vërtet që të premten do të oficijalizojmë qeverinë me VMRO-në

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përgënjeshtruar lajmin që kinse përfaqësues të kësaj partie të premten që vjen do ta oficijalizojnë koalicionimin me VMRO-DPMNE-në. Ata për SDK thonë se nuk është aspak i vërtetë ky lajm dhe se është një gënjeshtër e pastër, transmeton Zhurnal.

Ndryshe, dje gazeta “Lajm” publikoi një artikull me titull “Ekskluzive: Gruevski dhe Ahmeti të premten shpallin koalicionin, ja kushtet!”, shkroi se nga burime të tyre partiake  Bashkimi Demorkatik për Integrim dhe kryetari i saj Ali Ahmeti janë duke finalizuar bisedimet për formimin e qeverisë së re me VMRO-DPMNE-në.

Sipas këtyre burimeve për “Lajm” në bazë të dinamikës me të cilën po zhvillohen këto negociata, ka gjasa që marrëveshja të arrihet deri ditën e premte në mbrëmje, shkruan mes tjerash kjo gazetë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *