Home / Lajme / Maqedoni / Bëhuni gati për konkursin
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-17 21:36:38Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com"

Bëhuni gati për konkursin

Rezultatet e konkursit më të rëndësishëm të Ministrisë së Kulturës, atë të financimit të projekteve me interes nacional për kulturën janë gati dhe priten që të publikohen brenda kësaj jave, shkruan gazeta KOHA. Nga ky institucion pohojnë se të gjitha fazat e konkursit janë mbyllur, dhe të gjitha propozimet për projektet fituese e kanë kaluar edhe hallkën e fundit, miratimin nga kreu i Ministrisë së kulturës. Se cilat do të jenë projektet fituese dhe përqindja me të cilën do të mbështeten projektet që lidhen me kulturën shqiptare, do të shihet pas publikimit të rezultateve, ndërsa sa i takon buxhetit të përgjithshëm të programit të vitit 2017 ai do të jetë mbi 15 për qind më i madh se i vitit të kaluar, përkatësisht në dispozicion të projekteve dhe realizimit të tyre këtë vit do të jenë mbi 893 milionë denarë.

Sipas sekretarit shtetëror, Behixhudin Shehapi, rezultatet e këtij viti janë shumë më të mira se ato në vitet paraardhëse. Ai veçon veprimtarinë botuese dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, të cilat numërojnë një numër më të madh projektesh të miratuara dhe të financuara më mirë sesa të tjerët. “Ajo që mund të them për momentin, është se në rezultatin e konkursit për programin e vitit 2017 ka rritje, si në numrin e projekteve të miratuara, por edhe sa i takon mbështetjes së tyre financiare që i kemi dhënë. Po ashtu mund të them se më e madhe është përqindja e arritur në përgjithësi për të hollat që i ndahen kulturës shqiptare në raport me pjesën tjetër. Këtu mund të veçoj dy sektorë, atë të botimeve dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar ku rezultatet janë shumë më tepër sesa pozitive”, thotë për KOHA, Shehapi.

Shpallja e rezultateve në konkursin e këtij viti, që u hap në muajin shtator duhej të kishte përfunduar në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Por procesi i selektimit zgjati më shumë sesa janë afatet ligjore duke e shtyrë me gati një muaj publikimin e rezultateve. Sa i takon pjesës shqiptare dhe projekteve që janë shqyrtuar me shpalljen e rezultateve do të shihet nëse ka ndikuar në procesin e selektimit ndryshimi i një numri të madh të anëtarëve nëpër komisione, një pjesë e të cilëve u zëvendësuan me të rinj pas përfundimit të mandatit, ndërsa kishte raste të transferimit të tyre në komisione të tjera.

Karakteristike për projektet e pjesës shqiptare për këtë vit ishte jo vetëm aplikimi me projekte që dominojnë sektorët të njëjtë ashtu si edhe vite më parë, si botimet, muzika, folklori, arti figurativ dhe skenik.., por edhe numri më i vogël i aplikimeve krahasuar me një vitet e tjera. Konkursin vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë është i ndarë në dy faza. E para është në dispozicion të institucioneve lokale, komunave, ndërsa në fazën ë dytë konkurrojnë shoqatat, individët, e të tjerë në të shtatë sektorë, Botimet, Veprimtaria ndërkombëtare, Mbrojtja e trashëgimisë, Eurointegrimet, Veprimtaria Dramatike, Veprimtaria Muziko-Skenike dhe Folklori, Artet Vizuale, Arkitektura dhe Dizajni.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *