Home / Lajme / Botë / Belgjika, Britania e Madhe dhe Franca do të kryejnë kontrolle të përbashkëta të udhëtarëve në trenat ndërkombëtar

Belgjika, Britania e Madhe dhe Franca do të kryejnë kontrolle të përbashkëta të udhëtarëve në trenat ndërkombëtar

(MIA) – Belgjika, Britania e Madhe dhe Franca mbrëmë arritën marrëveshje për krijimin e një grupi punues, i cili do ta përgatisë vendosjen e kontrolleve të përbashkëta të udhëtarëve në trenat ndërkombëtar ndërmjet tre shteteve, lajmërojnë mediumet belge dhe shtojnë se puna e grupit do të përfundojë deri në mars.

Fillimisht identiteti i udhëtarëve me trenat, të cilët e lidhin Brukselin me Londrën dhe Amsterdamin do të kontrollohet në bazën e përbashkët të të dhënave.

Bashkimi Evropian tashmë e vendosi sistemin për deponim dhe përpunim të të dhënave për udhëtarët në aeroplane. Vendimi i ri i autoriteteve belge, britanike dhe franceze është zgjerimi i llojit të vet të atij sistemi.

Qëllimi i kontrolleve të udhëtarëve në trena është masë në luftën kundër terrorizmit.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *