Home / Lajme / Rajon / Bënë shqiponjën me duar, ministri grek: Ushtarët shqiptarë të dënohen me 5 vite burg

Bënë shqiponjën me duar, ministri grek: Ushtarët shqiptarë të dënohen me 5 vite burg

Ministri grek i Mbrojtjes Panos Kamenos është treguar i ashpër me 7 ushtarët shqiptarë në Greqi, të cilët në një foto të publikuar në rrjetin social Facebook kanë bërë shqiponjën me duar.

“Për ringjalljen e nacionalizmit shqiptar” ministri ka kërkuar dënimin deri në 5 vite burg për 7 të rinjtë me origjinë shqiptare.
Sapo u kthye nga SHBA, ku ishte në inaugurimin e Donald Trump, Kamenos i njohur si nacionalist grek ai i dha urdhër prokurorisë të hetojë për atë që ndodhi në repartin ushtarak në Messolonghi.

Në një intervistë të martën për mediat greke, ministri i Mbrojtjes ka thënë se ky është një projekt në vazhdim i nacionalizmit shqiptar, nisur nga kryeministri Edi Rama në lidhje me çështjen çame.

Nga hetimi i deri tanishëm 7 ushtarët akuzohen për futjen e celularit në ambientet e repartit si dhe ka dyshime për dhënie të informacioneve Shqipërisë./ tvklan.al

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *