Home / Lajme / Rajon / Beogradi kërkon që Ramush Haradinaj të dërgohet në Gjykatë Speciale

Beogradi kërkon që Ramush Haradinaj të dërgohet në Gjykatë Speciale

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh ish-kryeministri i vendit, i cili u arrestua në Francë me një urdhërarrest të lëshuar nga shteti Serb, ka mundësi të ekstradohet në Gjykatën Speciale, ka thënë kreu i Prokurorisë për Krime të Luftës në Serbi, Milan Petroviq, transmeton Indeksonline.

Petroviq ka theksuar për Deutsche Welle se një mundësi e tillë ekziston edhe pse ajo nuk është përmendur në publik.

Ndryshe Haradinaj është duke qëndruar në Francë, pas vendimit për lirim me kusht nga Gjykata në Colmar.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *